Mbildhet kryesia e LDK-së, për pak minuta flet para mediave Isa Mustafa?

Para disa minutave ka filluar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në një ambient në Prishtinë.

Lajme

17/09/2018 18:33

Në krye të mbledhjes po qëndron kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pranë tij janë edhe nënkryetarët e partisë, Agim Veliu, Lutfi Haziri, Haki Rugova, sekretari Ismet Beqiri si dhe anëtarë të tjerë.

Takimi po mbahet i mbyllur për media dhe pas përfundmit pritet të dalë para mediave Isa Mustafa.

Nuk dihet se çka saktësisht po diskutohet brenda takimit.