Mbijetuan edhe pse vetura e tyre u bë petë (Foto)

Nuk u kishte mbetur më shumë se 60 cm hapësirë brenda automjetit të tyre pasi u shtypën nga një kontejner anijesh, por një burrë dhe një grua arritën të shpëtojnë. 

Bota

26/07/2014 22:24

Këto fotografi të pabesueshme tregojnë rrënojat e një veture e cila u rrafshua plotësisht nga një kontejner i madh anijesh, por mrekullisht shoferi dhe pasagjeri i tij mbijetuan.

Automjeti thuajse ishte bërë petë, kur kontejneri i madh ra nga një kamion në Qingdao të Kinës, pasi ai po largohej për të shmangur një veturë tjetër.

Kur ekipet e zjarrfikësve arritën në vendngjarje ata nuk besonin se dikush brenda kishte arritur të mbijetonte.

Por për t’u dhënë shpresa, ata dëgjuan një zë nga brenda që kërkonte ndihmë.

Ata më pas ftuan një një vinç 100 ton që ta largojnë kontejnerin para se të fillonin të nxirrnin të mbijetuarit.

Gruaja çuditërisht ka marrë lëndime të lehta, ndërsa burri edhe pse i lënduar më rëndë, është jashtë rrezikut për jetë. (lajmi.net)