Mbi pesë miliardë njerëz do të kenë një telefon celular deri në fund të 2017-ës

Në ditën e parë të Kongresit Botëror të telekomit në Barcelonë, GSMA tha se ky prag simbolik i pesë miliardë njerëzve duhet të arrihet nga mesi i këtij viti.

Auto & Tek

28/02/2017 12:56

Më shumë se pesë miliardë njerëz do të kenë telefona celularë më së voni deri në fund këtij vit, u vlerësua në një studim nga Shoqata Botërore e Operatorëve (GSMA), përcjell albinfo.ch.

Në ditën e parë të Kongresit Botëror të telekomit në Barcelonë, GSMA tha se ky prag simbolik i pesë miliardë njerëzve duhet të arrihet nga mesi i këtij viti.
Deri në vitin 2020 telefona celularë do të zotërojnë 5.7 miliardë njerëz, ose tri të katërtat e popullsisë së botës, kryesisht për shkak të rritjes në Azi, duke filluar me Indinë, e cila do të sjellë gjysmën e rritjes së përgjithshme.
Një tjetër shenjë e ndryshimit është se 55 për qind e përdoruesve të telefonit celular në mbarë botën mund të përdorin internetin mobil, dhe madje edhe të pritet deri në vitin 2020 të arrijë 75 për qind.