Mbi dy mijë tonë thëngjill u prodhuan për tre muaj në Kosovë

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, janar, shkurt, mars, vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit në Kosovë është 2,092.9 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1,615.1 GWh dhe në hidrocentrale është 45.5 GWh.

Lajme

25/05/2016 14:21

Kjo është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Bëjnë të ditur se sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, Kosova ka importuar 171.4 GWh energji elektrike, derisa ka eksportuar 154.3 GWh energji elektrike.

Në tremujorin e parë të vitit 2016, sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 1,018.8 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2015), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ulur për 1.8 %./ Lajmi.net