Mbi 800 mijë euro mbeten pa u shpenzuar – opozita e konsideron dështim për Komunën e Suharekës

“Në periudhën Janar – Dhjetor të vitit 2016, teprica e të ardhurave ndaj të dalurave në shumë është prej 842,014.29 €. Shuma prej 124,279.49 € na paraqitet si suficit buxhetor gjat vitit fiskal 2016 për arsye të mos shfrytëzimit të mjeteve të alokuara nga fondi burimor i Republikës së Kosovës, kurse pjesa tjetër prej 689,690.02€ janë mjete të cilat do barten për shpenzim gjatë vitit fiskal 2017 nga fondi i mjeteve vetanake. – thuhet në raportin financiar të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Suharekës, i cili do t’i prezentohet Asamblesë Komunale, raporton TherandaPost.

Lajme

21/02/2017 14:28

Subjektet opozitare kanë qëndrim kritik rreth kësaj.

Alush Shala nga PDK deklaron se : “Kjo dëshmon se ne si grup i kuvendareve të PDK-së në Suharekë, kemi pasur të drejtë kur kemi kritikuar dhe kemi kërkuar menaxhim më të mirë të mjeteve në periudhat e ndryshme të vitit. Prandaj nga kjo vijmë në konkludim se edhe përkunder dhënies së këshillave nga ana jonë, si të progamohet shpenzimi i buxhetit si duhet, përsëri pushteti aktual, nuk ka treguar aftësi as ti përdor këshillat si duhet, e as ta shpenzojë buxhetin si duhet”.

AAK ka theksuar se : “Gjatë këtyre viteve ky menaxhim dhe këta udhëheqës komunal, dëshmuan se nuk kanë aftësi të menaxhojnë me buxhetin e Komunës, duke lënë obligime te pa paguara, ndërsa në anën tjetër duke rezultuar me teprica buxhetore, gjë e cila është një paradoks i kohës. Teprica buxhetore e prezentuar nga Komuna Suharekes, më së miri shfaq papërgjegjsinë, dështimin, neglizhencën dhe mosaftesinë e Ekzekutivit të Komunës së Suharekës për të realizuar buxhetin në tërësi.

NISMA për Therandën,  e ka quajtur Qeverisjen  Komunale të Therandës e udhehequr nga Sali Asllanaj të papergjegjshme karshi qytetareve. – “Qeveria komunale e Therandës e udhehequr nga Sali Asllanaj, edhe njëherë tregoi se është e papergjegjshme karshi qytetarëve të Komunës sonë por edhe e paafte.Kjo u pa se fundmi me deficitin e madh të mjeteve dhe kthimin e një pjese te buxhetit të mbetur në burim, pra në Qeveri dhe bartjen e pjesës tjetër në buxhetin e vitit të ardhshëm. Është jashtezakonisht e dëmshme kjo për zhvillimin ekonomik të Komunës dhe mirëqenjes se qytetareve te Therandës.” -thuhet në reagimin e saj.

Vetëvendosje  e konsideron  bartjen e mjeteve  prej 689,690.02€ nga viti 2016 ku nuk u shpenzuan, në vitin 2017  se ështe e qëllimshme, ngase  janë kujdesur që këto mjete t’i shfrytëzojnë këtë vit pasiqe është vit zgjedhor.

Edhe Dega e AKR-së, ka reaguar ndaj kësaj, duke deklaruar se  Kryetari aktual në vazhdimësi ka treguar që nuk është një menaxher i mirë në të gjitha mandatet. Në çdo vit kalendarik ka suficit buxhetor, çka është një paradoks për një vend siç është Kosova, në këtë rast Komuna e Suharekës.