Mbi 5.200 të vdekur nga tajfuni

5.209 të vdekur, 23.404 të lënduar dhe 1.582 persona të humbur. Ky është bilanci i stuhisë që goditi Filipinet javën e kaluar, që për shumë ekspertë është konsideruar si “stuhia më e fuqishme” që ndonjëherë ka goditur tokën.

Bota

22/11/2013 22:53

Numri i të vdekurve si pasojë e tajfunit në Filipine ka arritur deri në shifrën prej 5,209 personave, raporton Agjencia e Lajmeve të Filipineve, duke cituar Këshillin për Menaxhimin e Katastrofave dhe Zvogëlimin e Rrezikut.

Kjo është një rritje shumë e madhe prej numërimeve paraprake. Të enjten, shifra e të vdekurve u shtua shumë, për më shumë se 4 mijë persona.

Numri i të lënduarve ishte 23,404 të premten, ndërsa 1582 persona llogariten si persona të humbur, raporton PNA.

Stuhia e madhe la pas një skenë katastrofike- ajo përfshiu 6 ishujt kryesorë të Filipineve më 8 nëntor, duke lënë shumë persona pa qasje në gjërat elementare siç është ushqimi dhe kujdesi shëndetësor. Kjo stuhi ka bërë rrafsh me tokë disa komunitete dhe ka bërë që 3 milionë persona të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.