Mbi 47 mijë serbë të Kosovës votuan në zgjedhjet serbe

Misioni i OSBE-së në Kosovë deklaron se të gjitha Qendrat e Votimit në Kosovë për zgjedhjet parlamentare serbe tashmë janë të mbyllura.

Lajme

24/04/2016 21:56

Bazuar në rezultatet preliminare, sipas OSBE-së, 47,500 serbë ushtruan të drejtën e tyre për të votuar që nga hapja e vendvotimeve.

Kthyer në përqindje i bi se 44 për qind të serbëve të Kosovës votuan në zgjedhjet e sotme, të organizuara dhe të monitoruara nga OSBE-ja.

Zgjedhjet serbe në Kosovë nxitën reagimin e opozitës, duke e quajtur lejimin e tyre ndërhyrje dhe shkelje të Kushtetutës së Kosovës. /KosovaPress/