Mbi 300  të vdekur viktima si pasojë e përmbytjeve në Indi

Më shumë se 320 njerëz kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në shtetin jugor indian Kerala.

Bota

17/08/2018 20:47

Rrugët janë dëmtuar, rrjetet e telefonisë celulare janë ndërprerë, aeroporti ndërkombëtar është mbyllur, ndërsa më shumë se 220,000 njerëz kanë mbetur pa strehë, për shkak të shirave të forta që zgjatën nëntë ditë.

Zyrtarët e shtetit kanë bërë të ditur se, si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut “rreth 100 njerëz kanë humbur jetën vetëm gjatë 36 orëve të fundit”, njofton rel.

Sipas autoriteteve në Indi, numri i viktimave pritet të rritet. Shumë nga viktimat ishin bllokuar nga rrëshqitjet e dheut që kishin shkaktuar përmbytje.

Kerala është një nga destinacionet më të njohura turistike në Indi.