Mbi 300 pickime nga rriqrat në Klinë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” të Klinës, janë trajtuar më shumë se 300 raste të pickimit nga rriqrat. 

Lajme

05/06/2014 10:50

Nga 300 rastet, dy prej tyre dyshohet të jenë prekur nga ethet hemoragjike, ka deklaruar infektologu Haxhi Ibishi.

Infektologu Ibishi thotë se zgjidhja adekuate për mbrojtjen e qytetarëve  nga rriqrat, mbetet vaksina.

Komuna e Klinës, edhe përkundër numrit të madh të të pickuarve nga rriqrat nuk është paraparë të përfshihet në dezinfektimin e terrenit në projekt nacional, gjë të cilën e konfirmon edhe Ali Ahmetgjekaj drejtor i QKMF-në Klinë.

Qytetarët fajësojnë autoritetet përkatëse, të cilat sipas tyre nuk po marrin masat adekuate për mbrojtjen e qytetarëve nga rriqrat, raporton RTK.

Klina është zonë endemike qe çdo vit përballët me rriqra, ndërsa pas luftës ka rezultuar me dy të vdekur.