Mbi 30 deputetë do të ulen për herë të parë në Kuvend (Emrat)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e djeshme ka bërë publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit.

Lajme

30/06/2017 17:31

Nga këto rezultate koalicioni PDK-AAK-NISMA ka dalur i pari dhe do ta ketë të drejtën që të tentojë ta formojë i pari Qeverinë.

Por nga të dhënat e KQZ-së ka dalur se legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës do të jetë e pasur me shumë emra të rinj nga të gjitha partitë politike, raporton lajmi.net

Madje disa nga emrat e rinj kanë arritur të sigurojnë numër të madh të votave, duke qenë në krye të listave të partive që i takojnë.

Në mesin e këtyre emrave ka edhe kryetar të komunave dhe drejtor të drejtorive, të cilët ende nuk dihet se cilin pozicion do ta pranojnë.

Lajmi.net ju sjellë emrat e deputeteve të rinj nga partitë kryesore në vend:

PDK-AAK-NISMA: Bilall Sherifi, Mërgim Lushtaku, Andin Hoti, Milaim Zeka, Shkumbin Demaliaj, Rasim Selmanaj, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Albulena Balaj-Halimaj, Mexhide Mjaku-Topalli.

Lëvizja Vetëvendosje: Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Shpend Ahmeti, Adem Mikullovci, Dugagjin Gorani, Liburn Aliu, Arbërie Nagavci, Frashër Krasniqi, Qendron Kastrati, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj, Drita Millaku, Saranda Bogujevci, Fitore Pacolli.

LDK-AKR-Alternativa: Driton Selmanaj, Lumir Abdixhiku, Mimoza Kusari-Lila, Labinot Tahiri, Fidan Rekaliu, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Haxhi Avdyli, Islam Pacolli. /Lajmi.net/