Mbi 3.5 milionë fëmijë refugjatë nuk i kanë ndjekur mësimet – Lajmi.net
Mbi 3.5 milionë fëmijë refugjatë nuk i kanë ndjekur mësimet
Autori: Lajmi.net BotaLajme 19:57, 12 September 2017
Mbi 3.5 milionë fëmijë refugjatë nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimet vitin e kaluar akademik, bën të ditur një raport i UNHCR-së, Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara.

Në raportin e titulluar “Të lënë pas dore: Shkollimi i refugjatëve në krizë”, vihet re se, në aspektin global, 91 përqind e fëmijëve e kanë ndjekur shkollën fillore, por për refugjatët kjo shifër qëndron në vetëm 61 përqind, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta në më pak se 50 përqind.

Raporti thekson se 6.4 milionë refugjatë të moshës shkollore – midis 5 dhe 17 vjeç – janë nën mandatin e UNHCR-së.

“Në vitin 2016, vetëm 2.9 milionë janë regjistruar në arsimin fillor ose të mesëm. Më shumë se gjysma e tyre, përkatësisht 3.5 milionë, nuk kanë shkuar në shkollë”, thuhet në raportin e UNHCR-së.

Fjalët kyçe: Refugjatet

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Berry Rush
  • Play Rock Wheels
  • Play Zombie Big Trouble