Rritet në mbi 700 numri i të vdekurve nga tërmeti në Nepal (Foto + Video)

Nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur sot Nepalin, më shumë 700 persona kanë gjetur vdekjen, raporton BBC.

Bota

25/04/2015 12:26

Vetëm në provincën Katamndu , janë vdekur 71 persona, bënë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, ndërsa në zonën e Baktapur më shumë se 43 të tjerë.

220316650553b65800b9ff584127109_v4 big

Megjithatë, këto nuk janë shifrat përfundimtare, pasi që agjencitë botërore të lajmeve, raportojnë se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i madh.

435653686553b65801d3a2427720344_v4 big

Dridhjet më të mëdha të tokës, prej 7.9 shkallë të riterit, kanë goditur pjesën perëndimore të Katmandus, transmeton lajmi.net.

1952673834553b4ae6648b5074894014_v4 big

Janë shkaktuar shembje të mëdha të objekteve, një numër i madh i njerëzve janë lënduar, ndërsa në qytet është ngritur një sasi e madhe e pluhurit, raportojnë mediat, bazuar në dëshmitarët.

YouTube player

————————————————————-

Mediat ndërkombëtare raportojnë se numri i të vdekurve nga tërmi i fuqishëm që ka goditur Nepalin dhe veriun e Indisë, ka arritur në mbi 150. Një numër i madh i personave gjenden nën rrënojat e objekteve të shembura.

Sipas raportimeve të “International Bussines Times”, thuhet se numri i të vdekurve mund të shtohet. Edhe mediat tjera ndërkombëtare citojnë banorët të cilët thonë se kanë parë persona pa shenja jete apo edhe me lëndime serioze pasi kulla historike, Dharara e ndërtuar në shekullin e 19-të është shembur.

0919-india-earthquake_full_600

Reuters raporton se së paku 50 persona konsiderohet se kanë mbetur të ngujuar brenda gërmadhave të kësaj kulle.

article-2038892-0DFB0DCA00000578-172_468x314

Shërbimi Gjeologjik amerikan ka njoftuar tërmeti me magnitudë prej 7.9 shkallë të riterit, ndërsa epiqendra ishte rreth 50 km nga kryeqyteti, Katmandu.

131147717_121n

YouTube player