Mbi 1 milion emigrantë do t’i pres Evropa këtë vit (VIDEO)

Një milionë emigrantë të tjerë do të vijnë këtë vit në Evropë, paralajmëron kreu i Agjencisë për mbrojtjen e kufijve të BE-së, Frontex, Fabrice Leggeri.

Bota

25/02/2016 16:51

“Është e pamundur të ndalosh këtë lumë njerëzish, kur vetëm nga janari i këtij viti numri i të ardhurve është 110.000. Eksperienca tregon qartë se barrierat e telave me gjemba apo patrullimet në det nuk e ndalojnë fluksin e refugjatëve”, tha Leggeri.

Për shefin e Frontex, kështu siç paraqitet situata tani do të ishte arritje e madhe nëse numri i emigrantëve do të stabilizohej krahasuar me 2015-n.

Por gjendja në Siri ka ardhur duke u përkeqësuar dhe kjo do të rezultojë në një milion refugjatë të tjerë, argumenton Leggeri.

Liderët e Bashkimit Evropian druhen se dhjetëra mijëra refugjatët e përballur me masa shtrënguese në vendet e rrugës së ndjekur deri më tani do të tentojnë të arrijnë në Europë përmes Rumanisë, Ukrainës dhe Polonisë.

Më herët presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk paralajmëroi se dështimi i përpjekjeve me progres drejt zgjidhjes së krizës mund të rrisë gjasat që Britania e Madhe të votojë për largimin e saj nga blloku evropian. /TopChannel

YouTube player