Mbeturinat nuk largohen për javë të tëra nga “zemra” e Pejës /FOTO

Qytetarët po ankohen se nuk po hiqen mbeturinat në qytetin e Pejës.

Lajme

28/08/2018 16:36

Te vendi i ashtuquajtur “Te rrethi” në Pejë, në afërsi të “Delta Market” ka disa javë që kanë vërshuar mbeturinat, shkruan lajmi.net.

Qytetarët kanë kërkuar nga Komuna e Pejës që të marr masa për pastrimin e kësaj zone. Në ankesën e tyre disa fotografi i kanë dërguar edhe në platformën digjitale Ndreqe. /Lajmi.net/