Mbetet në fuqi masa e sigurisë për Armend dhe Basri Muja dhe Ferdije Zhushit

Gjykata e Apelit refuzoi si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale dhe ankesat e mbrojtësve të të pandehurve, A Muja dhe BMuja, të ushtruara kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPRKR.nr.579/2014, të datës 26.11.2014.

Lajme

12/12/2014 17:43

Në bazë të këtij aktvendimi, A.Mujës dhe F.Zhushit, iu kishte shqiptuar masa e paraqitjes në stacionin policor, në kohëzgjatje prej një muaji, ndërsa B Mujës, ajo e arrestit shtëpiak, po ashtu prej 1 muaji.

A.Muja dyshohet për veprën penale marrje e ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje sipas nenit 428 të Kodit Penal të Kosovës. Ndërsa B.Muja dhe F.Zhushi, dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje dhe në vazhdim nga neni 422 i KPK-së dhe për veprën penale marrje e ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerjeje, neni 428 i KPK-së.

Gjykata e Apelit e Kosovës vlerëson se, meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartcekura, ka bazë ligjore për caktimin e masave të sigurisë, si në aktvendimin e shkallës së parë.

Kjo për faktin se ekzistojnë rrethana të cilat më të drejtë justifikojnë frikën se me gjetjen e të pandehurve në liri të plotë, të njëjtit do të mund të iknin apo të arratiseshin për t’i ikur përgjegjësisë penale, apo do të ndikonin në zvarritjen e procedurës penale.