Mbetën pa prindër, pesë fëmijëve iu ndalet edhe ndihma sociale

Pesë fëmijët  e familjes Halili nga Llausha e Podujevës patën një fat jashtëzakonisht të keq. Brenda një periudhe të shkurtër mbetën pa të dy prindërit, të cilët u vdiqën dhe tash kanë mbetur edhe pa ndihmë sociale. Barra e rritës së vëllezërve dhe motrave më të vogla  ka rënë mbi Egzonën, 15 vjeçare

Lajme

19/10/2014 11:49

Nëna ju ka vdekur para disa muajsh, kurse para 10 ditësh ndërroi jetë edhe babai i këtyre njomakëve.

“Deri më tani e kemi marrë ndihmën sociale, por tani na kanë ndërprerë, pasi që na kanë vdekur prindërit. Tani ka ardhur axha im fadili me fgruan dhe dy fëmijët këtu, q ëtë kujdesen për ne sepse kemi mbetur pa përkrahje”, thotë Egzona për gazetën Koova Sot.

Selvia, gruaja e axhës, thotë se mundohet të kujdeset shumë për këta 5 fëmijë dhe nuk i vjen vështhirë, ndonëse i ka edhe dy fëmijë të saj.

“Por kushtet e rënda ekonomike po na e vështirësojën këtë gjë shum,ë, madje edhe hapësira e vogël ku jetojmë”, thotë ajo.