Mbesa vesh fustanin e nusërisë së gjyshes 50 vjet më vonë (Foto)
Një nuse zgjodhi të veshë fustanin e dasmës së gjyshes së saj që daton nga viti 1960 para atij të një disenjatori që kushtonte 1000 funta.
Fun
21 vjeçarja Connie Bell ka ecur drejt altarit me të njejtin fustan me të cilin është martuar edhe gjyshja e saj gjysmë shekulli më parë poashtu në atë kohë 21 vjeçare.
Fustani i cili është me lule dantella ka kushtuar 50 funta në vitin 1966, kur Margaret White e zgjodhi atë për ditën e saj të madhe.
Connie, nga Barnsley të South Yorkshire e ka veshur këtë fustan pa ndryshime – krejt çka ishte e nevojshme ishte një pastrim në pastrim kimik prej 70 funta, pasi kaloi pesë dekada në papafingon e gjyshes së saj, transmeton Klan Kosova.
Margaret ishte martuar me 26 mars 1966 ndërsa vendosi të shpaketoj veshjen e saj për mbesën e saj pasi kompania e fustanave për nuse që ajo kishte angazhuar kishte anuluar rezervimin e saj vetëm dy javë para ditës së madhe.
“Ne të gjithë po flisnim për dasmën e Connie që ishte një nga temat më të rëndësishme në familjen tonë dhe nëna ime Margaret tha se është duke ndarë disa gjëra të vjetra kur edhe nxorri fustanin e saj” ka thënë nëna 47 vjeçare, Jo Ëhite, transmeton Klan Kosova.
Jo ka thënë se ajo kishte blerë tashmë një fustan me çmimin prej 1000 funtave për bijën e saj për këtë ditë të rëndësishme për të por tha se vajza e saj zgjodhi atë të gjyshes së saj.
“Kur e provova fustanin, kam qarë. Shumë njerëz ishin edhe të surprizuar edhe shokuar që kisha të veshur fustanin e gjyshes sime që ishte 50 vjet i vjetër. Në fillim brengosesha që nuk do të më vinte tamam por më pas e pashë se ishte perfekt” ka thënë Connie Bell duke folur për këtë eksperiencë, transmeton Klan Kosova.
Por Bell nuk është se në këtë dasmë kishte vetëm fustanin e gjyshes.
Historia e gjyshes së saj është përsëritur edhe në ditën e dasmës…Connie ka ecur drejt altar me këngën e Elvis Presley ashtu si gjyshja e saj ndërsa edhe ka zgjedhur të shkojë në muaj të mjaltit në Londër ashtu sie dhe Margaret dhe Margaret, 50 vjet më herët.