Mbërrijnë kukullat e para seksi në Itali (Foto)

Ka zbarkuar edhe në Torino, pas Spanjës, Moskës e Parisit, shtëpia e parë e takimeve në Itali me “sex doll” në silikon.

Fun

09/08/2018 10:50

Kukullar-robot, ripodhime të përsosura me materialin e silikonit, të gjata 1 metër e 60 cm, janë realizuar nga kompania “Lumi Dolls”, e cila në një vend akoma sekret, ka vënë në dispozicion 7 të tilla, plus dhe një version mashkullor. Për të organizuar takimet në Torino, duke nisur që nga muaji shtator, kanë menduar një grup miqsh torinezë, të cilët i janë futur biznesit të “dritave të kuqe”.

Çmimet për të luajtur me to variojnë nga 80 euro për gjysmë ore, 100 euro për një orë dhe 180 euro për dy orë.

Këto kukulla nuk sjellin asnjë problem shëndetësore por duhet të mirëmbahen si një njeri normal, përndryshe klientët do të gjobiten. “Bordelloja teknologjike” nuk përdoret për prostitucion.

Kukullat mund të blihen online duke nisur nga 700-2000 dollarë.