Mbappe zbulon planin e Paris Saint-Germain kundër Real Madridit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka dëshpëruar tifozët e Real Madridit.

Sport

27/12/2017 13:02

Kylian Mbappe ka zbuluar planin e Paris Saint-Germain për ndeshjet ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi francez ka theksuar se skuadra e tij do të luajë në Santiago Bernabeu në kërkim të kualifikimit në çerekfinale.

“E dimë se do të takohemi me një prej skuadrave më të mira në botë që është Real Madrid”, deklaroi Mbappe gjatë një interviste për “Marca”, përcjell “lajmi.net”.

“Por, PSG do të udhëtojë në Santiago Bernabeu me synim të kualifikohemi”, u shpreh ai. /Lajmi.net/