Mbappe vjen me veprim spektakolar, tregon pse vlen 300 milionë euro

Ylli 19 vjeçar i PSG, Kylian Mbappe, duket se po kalon nepër formën jetësore.

Sport

19/08/2018 18:11

Pas përformancave të shkëlqyera në kampionatin botëror, Mbappe duket se e ka ruajtur hapin edhe në kampionatin francez.

Në ndeshjen e zhvilluar dje, në kuadër të xhiros së dytë në Ligue 1, Mbappe i dhuroi fitoren skuadrës së tij me një dy golësh në minutat e fundit të ndeshjes.

Gjithashtu, Mbappe vendosi rekord të ri në ligën franceze duke u bërë lojtari i parë nën 20 vjet që shenon 30  gola në kuadër të kampionatit.

Ishte kjo ndeshja e parë e sezonit për ish sulmuesin e Monacos pasi në javën e parë nuk u aktivizua fare.

Anash dy golëshit që kishin vlerën e tre pikëve, Mbappe dhuroi edhe një moment spektakli me një driblim fenomenal të cilin mund ta shihni në videon më poshtë.

Kjo lëvizje e tij, ka bërë që ‘AS’ t’ia vendos çmimin Mbappes, duke thënë se ylli i PSG-së dëshmon se vlen 300 milionë euro./Lajmi.net/