Mbappe tregon favoritët për Topin e Artë

Kylian Mbappe ka dhënë emrat e lojtarëve favorit për të fituar Topin e Artë në vitin 2018.

Sport

23/07/2018 16:40

Ylli francez ka përmbyllur një sezon të suksesshëm duke e fituar Kupën e Botës me kombëtaren e tij.

Mbappe gjatë një interviste ekskluzive për ‘Le Parisien’, ka dhënë tre emra favorit për Topin e Artë, duke e shtuar në fund edhe emrin e tij.

Ajo që është për t’u befasuar, është se Mbappe në këtë listë nuk e përfshinë bashkëvendësin e tij, Antoine Griezmann.

“Mendoj se janë Cristiano Ronaldo, Varane dhe Modric, dhe për të përfunduar do ta shtoj edhe veten time”, ka deklaruar Mbappe./Lajmi.net/