Mbappe te PSG, vjen reagimi i Monacos (FOTO)

.

Sport

10/08/2017 19:21

Monaco ka përgënjeshtruar lajmet se është arritur një marrëveshje me PSG-në, për transferimin e Kylian Mbappe.

Ishte ‘La Gazzetta dello Sport’ që e cilësoi si punë të kryer transferimin e Mbappes te PSG për 180 milionë euro, duke e bërë futbollistin e dytë më të shtrenjtë në histori.

Por, rreth këtij lajmi ka reaguar skuadra kampione e Francës.

Sipas ‘La Parisen’, Monaco ka përgënjeshtruar arritjen e një marrëveshje me PSG-në.

Kujtojmë se për Mbappen interesim ka edhe nga Spanja, konkretisht nga Real Madridi./Lajmi.net/