Mbappe sërish hero i PSG-së

PSG e ka mposhtur me shumë vështirësi Saint Etiennen.

Sport

17/02/2019 22:57

PSG e ka mposhtur Saint Etiennen në javën e 25-të në Ligue 1.

Parisienët kanë shënuar fitore minimale prej 0 me 1 ndaj rivalëve të ligës, raporton lajmi.net.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 73’-të.

Pas xhiros së 25-të, PSG vazhdon të jetë lidere me 62 pikë, 12 më shumë se vendi i dytë, Lille. /Lajmi.net/