Mbappe nuk përjashton mundësinë e largimit nga PSG, Real Madrid “fërkon duart”

Paris Saint Germain mbrëmë kanë bërë një paraqitje të jashtëzakonshme duke triumfuar me rezultatin 9:0 në Ligue 1.

Sport

20/01/2019 08:23

Viktima e kampionëve në fuqi të Francës ishin skuadra e Guingamp, të cilët ishin të pafuqishëm në përballjen me PSG.

Pas ndeshjes, në intervistë u morr njëri nga më të mirët mbrëmjes, ylli Kylian Mbappe, i cili ka hapur një dilem të madhe me deklaratën e tij.

I pyetur për të ardhmen e tij, reprezentuesi francez ka lënë hapur të gjitha mundësitë, edhe atë të largimit.

“Jam i lumtur këtu, por në futboll, kurrë nuk mund ta dish” ka thënë Mbappe për “AS”, transmeton lajmi.net.

Kylian Mbappe realizoi tri gola në fitoren e thellë të Paris Saint Germain (37’ 45’ 80’). /Lajmi.net/