Mbappe: Natyrisht se mund ta mposhtim Realin

Paris Saint Germian mund ta eliminojë Real Madridin nga Liga e Kampionëve.

Sport

17/12/2017 23:57

Kështu ka deklaruar Kylian Mbappe, sulmuesi i PSG-së.

Real Madrid dhe PSG do të takohen në 1/16 e Ligës së Kampionëve.

“Natyrisht se mund ta mposhtim Realin. Nëse ne nuk besojmë, kush do të besojë? Do të punojmë shumë deri në shkurt që të jemi gati për këto dy ndeshje. Ëndërroj të fitoj Ligën e Kampionëve”, deklaroi Mbappe.

“Ballafaqim me idhullin, Cristiano Ronaldon? E veçantë, po, por do të fokusohem te ndeshja”. /Lajmi.net/