Mbappe: Harrojeni Real Madridin dhe Barcelonën, ky ekip mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Kylian Mbappe befason me zgjedhjen e tij.

Sport

12/09/2017 13:14

“Është e çuditshme sepse ne gjithnjë flasim vetëm për Realin, Barcelonën dhe Bayernin si favoritet kryesorë”, tha Mabppe për Gazzetta dello Sport.

“Nuk flitet shumë për Juventusin që është gjithnjë atje, duke luajtur dy herë në finale në tre vitet e fundit. Të luash kundër tyre është shumë e vështirë”, vazhdoi ai.

“Të shënosh kundër tyre duhet të jesh perfekt dhe këtë e bëri reali në finale kundër tyre. Juventus është gjithnjë favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve”, u shpreh Mbappe. /Lajmi.net/