Mbappe fitoi Kupën e Botës, Neymar e ka një mesazh për të

Ai tha që ka dashur të takohet me të në gjysmëfinale por nuk ia doli.

Sport

23/07/2018 08:37

Neymar e ka përgëzuar Kylian Mbappen për triumfin në Kupën e Botës.

Ai tha që ka dashur të takohet me të në gjysmëfinale por nuk ia doli, përcjellë “Lajmi.net”.

“E kam uruar, natyrisht. Kemi folur gjithmonë gjatë Kupës së Botës dhe jemi përpjekur të takohemi në gjysmëfinale, por nuk ka qenë e mundur, fatkeqësisht”, deklaroi Neymar.

“Unë jam gëzuar për atë. Është një djalosh të cilin e dua shumë, kërkoj t’i përcjell eksperiencën time, ta ndihmoj të bëhet më i mirë”, shtoi ai. /Lajmi.net/