“Mbappe do të qëndrojë së paku edhe një vit te Monaco”

Ambasadori i Monacos, Ludovic Giuly, beson se Kylian Mbappe, do të qëndrojë edhe për një sezon te skuadra franceze, pavarësisht interesimit të Chelsea dhe Manchester Unitedit.

Sport

21/04/2017 23:53

Sulmuesi 18 vjeçar ka mahnitur këtë edicion me paraqitjet në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.

Ai këtë edicion ka shënuar 22 gola në të gjitha garat.

Giuly i cili mori pjesë në tërheqjen e shortit të Ligës së Kampionëve, ka deklaruar se talenti i skuadrës së tyre, do të qëndrojë për së paku edhe një sezon.

“Ai ka kontratë me Monacon, dhe do të qëndrojë edhe për një vit”, ka deklaruar Giuly./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy