Mbappe beson se PSG mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Paris Saint Germain janë në rrugën e duhur për t’i arritur qëllimet e tyre në Ligën e Kampionëve, sipas Kylian Mbappe.

Sport

08/02/2019 22:05

Mbapper ndihet sikur PSG duhet të bëjnë punë ekipore për të arritur ëndrrat e tyre dhe të ngritin trofeun e Ligës së Kampionëve.

Sezonin e kaluar PSG ishte eliminuar nga 1/16 e finales, në përballjen kundër Real Madrid, pasi u përballen me mungesën e Neymar.

“Nuk është e lehtë, ne duhet të vazhdojmë të luftojmë dhe të mos dorëzohemi. Mendoj se koha jonë do të vijë, por ne duhet ta bëjmë atë të ndodh, pa u nxituar” ka thënë Mbappe për “BT Sport’s Ligue 1”, transmeton lajmi.net.

“Nëse vazhdojmë në rrugën që jemi, atëherë koha jonë do të vij” ka thënë ndër të tjerash i riu francez.

Paris Saint Germain në fazën e 1/16-ës së finales këtë edicion do të përballet me skuadrën e Manchester United. /Lajmi.net/