Mbappe, Asensio? Jo, ky është futbollisti U-23 më i shtrenjtë në botë (FOTO)

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala është futbollisti më i shtrenjtë në botë për grupmoshën U-23.

Sport

03/10/2017 15:34

Paulo Dybala ka mposhtur dyshen Kylian Mbappe dhe Marco Asensio.

Sulmuesi i Juventusit është futbollisti më i shtrenjtë në botë për grupmoshën U-23.

“Transfermarkt.de”, uebfaqe që merret me vlerësimin e futbollistëve ka pozicionuar Dybalan në krye të renditjes para sulmuesit të ri të Paris Saint-Germain dhe yllit të Real Madridit, Marco Asensio, përcjell “lajmi.net”.

Dybala është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni në Serie A.

Ai ka zgjuar interesim nga Barcelona por nuk është larguar nga Juventus ku ka marrë fanellën e famshme me numrin 10. /Lajmi.net/