Mbani dietë prej kohësh dhe nuk po dobësoheni, këto janë 5 gabimet e përditshme që po prishin gjithçka – Lajmi.net
Mbani dietë prej kohësh dhe nuk po dobësoheni, këto janë 5 gabimet e përditshme që po prishin gjithçka
Autori: Lajmi.net FitLifestyle 14:21, 12 July 2018
Keni kohë që nuk hani në fast food, keni eleminuar përfundimisht ëmbëlsirat dhe akulloret nga vaktet tuaja, stërviteni rregullisht dhe në vend që të humbisni peshë, vazhdoni që të shtoni kile?

Në fakt, shumë njerëz akoma nuk e kanë kuptuar se ritualet e tyre të zakonshme të mëngjesit mund t’i pengojnë që të kenë trupin e ëndërruar. Bright Side ka listuar 5 zakonet e përditshme që duhet të hiqni dorë menjëherë:

Flini më shumë se ç’duhet: Mungesa e gjumit bën që trupi të prodhojë më shumë kortizol, hormoni përgjegjës për stresin që shton po ashtu edhe urinë. Por, edhe fjetja për shumë orë nuk është e mirë për shëndetin. Sipas një studimi të fundit, të publikuar tek revista PLOS One, fjetja për më shumë se 10 orë në natë mund të çojë në indeks më të lartë të masës trupore. Jo më kot mjekët ju rekomandojnë që të flini 7-9 orë në natë.

Bëheni gati në errësirë: Hapni perdet dhe dritaret sapo të zgjoheni në mëngjes. Një studim i publikuar tek revista PLOS One ka zbuluar se ato dritat blu të muzgut të mëngjesit përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë trupin të zgjohet. Edhe 20-30 minuta të agimit mjaftojnë për të ndikuar tek indeksi i masës trupore.

Nuk rregulloni shtratin: Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Një studim i publikuar nga Fondacioni Kombëtar Amerikan i Gjumit ka zbuluar se njerëzit që e rregullojnë shtratin bëjnë edhe gjumë më të mirë. Mbi të gjitha, gjumi i shëndetshëm është një mënyrë optimale drejt një peshe të shëndetshme.

Harroni të peshoheni: Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Cornell kanë provuar se peshimi çdo ditë është një teknikë e suksesshme për t’ju nxitur të humbni peshë. Gjëja e parë që duhet të bëni çdo mëngjes, para se të hani apo pini, është të peshoheni.

Hani shumë pak për mëngjes: Hulumtuesit shkencorë nga ”Universitety of Tel Aviv”, në Izrael, insistojnë se duhet të llastoni veten me një vakt të shijshëm në mëngjes. Një mëngjes i balancuar, që përmban 600 kalori me proteina, karbohidrate dhe pak ëmbëlsira e bëjnë më të lehtë ndjekjen e një plani ditor.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO