Mbajtja e qenëve ulë rrezikun e alergjive dhe mbipeshës tek foshnjet

Fëmijët që kishin lindur në shtëpi ku mbaheshin kafshë shtëpiake – 70% prej tyre qenë – ishin më të prirë që të kenë nivele të larta të mikroorganizmave në stomak e që lidhen me rrezik më të ulët të marrjes së alergjive dhe mbipeshës më vonë gjatë jetës, raportohet në një studim nga Universiteti i Albertës në Kanada.

Lifestyle

18/04/2017 02:59

“Sasia e madhe e këtyre dy baktereve ishte rritur kur kishte ndonjë kafshë shtëpiake në shtëpi”, sipas autores kryesore Anita Kozyrskyj, një epidemiologe pediatrie.

Këto të gjetura u publikuan në ditarin Microbiome, dhe janë të bazuara në mostra të fekaleve të koleksionuara nga 756 foshnje të regjistruara në studimin “Canadian Healthy Infant Longitudinal Developement”.

Një ekspozim i foshnjave ndaj mikrobeve ndihmuese të stomakut – Ruminococcus dhe Oscillopsira – vinte përmes dy mënyrave të transmetimit.

Njëra ishte indirekte – nga qeni tek foshnja pëderisa ende ishte në barkun e nënës. Dhe tjetra ishte direkte, nga këlyshi e tek foshnja gjatë tre muajt e parë të jetës.