Mbajtja e kollares zvogëlon rrjedhjen e gjakut në tru

Njerëzit që veshin kollare duke si persona të zgjuar dhe duken bukur, por ata shfaqen përball një rreziku të amdh.

Lifestyle

07/07/2018 20:51

Veshja e kollares shtrydh venat e qafës, potencialisht duke ngadalësuar përpunimin e trurit, sipas një raporti të publikuar javën e kaluar në revistën Neuroradiology, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët në Spitalin Universitar Schleswig-Holstein në Gjermani skanuan trurin e 30 të rinjve të shëndetshëm, sipas faqes së lajmeve mjekësore Auntminnie.com .

Për studimin, gjysma e njerëzve u udhëzuan të vishnin këmisha të hapura te qafa dhe gjysma tjetër u tha të mbanin kollare, të shtrënguara deri në pullën e fundit.

Studimi zbuloi se djemtë që mbanin kollare kishin 7.5 përqind më pak rrjedhje të gjakut.

Në raste ekstreme, rrjedha e pamjaftueshme e gjakut në tru mund të vrasë indin e organeve ose të shkaktojë goditje. /Lajmi.net/