Mbajeni frymën dhe bëhuni gati për një tjetër përballje të shekullit

Anthony Joshua ka vendosur të caktojë rimeç me Wladimir Klitschkon.

Sport

05/06/2017 18:03

Kështu ka bërë të ditur organizatori i meçit, Eddie Hearn

Joshua në muajin prill arriti fitoren më të madhe në karrierë, duke e mundur Wladimir Kltischkon, për të prekur majat e boksit në peshat e rënda.

Por, përkundër dy humbjeve në dy luftërat e fundit (Tyson Fury dhe Anthony Joshua), Klitschko nuk e ka ndërmend të largohet nga boksi, jo së paku pa e organizuar edhe një meç me anglezin 27 vjeçar.

“Ne jemi duke shikuar gjitha qytetet potenciale për këtë rimeç, kjo luftë do të ndodh”, ka deklaruar promotori Eddie Hearn./Lajmi.net/