Mbahet tryezë për pakon ligjore kundër korrupsionit

Sot do të mbahet tryeza në të cilën do të diskutohet për pakon ligjore kundër korrupsionit, si dhe për punën e institucioneve të drejtësisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lajme

11/12/2018 07:48

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Organizatës Globale të Parlamentarëve Kundër Korrupsionit (GOPAC), organizojnë tryezë për pakon ligjore kundër korrupsionit, si dhe për punën e institucioneve të drejtësisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan lajmi.net.

Në këtë tryezë i pranishëm pritet të jetë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri; Besim Kelmendi nga Zyra e Kryeprokurorit; Afërdita Bytyqi, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Kjo ngjarje pritet të fillojë në ora 11:00 dhe do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit. /Lajmi.net/