Mbahet stërvitja e njësisë për kërkim-shpëtim me barka

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot dhe nesër do të organizojë stërvitjen me njësitë për kërkim shpëtim me barka, në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Lajme

22/04/2017 08:17

Pjesëmarrës në këtë ushtrim do të jenë ekipi për shpëtim me barka prej 11 personave, stafi menaxhues, stafi përcjellës, vëzhgues dhe vlerësues nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave.

Hapja e këtij ushtrimi do të bëhet nesër, duke filluar në ora 11:00. Ky aktivitet do ketë karakter operacional 24 orësh.

Ushtrimi do të mbahet në Liqenin e Badovcit në lokacionin përballë urës, rruga që shpie tek kopshti i arinjve.