Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Gruas Demokratike të PDK-së

Gruaja Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovës, mbajti mbledhjen me Këshillin Drejtues, të kryesuar nga kryetarja e GD-së, Justina Shiroka Pula, ku u diskutua për përgatitjen e mbajtjes së Konventës së V-të të Punës, ndërkaq u morën obligimet përkatëse për anëtaret për Konventën që do të mbahet më datën 4 qershor.

Lajme

27/05/2016 16:36

Me këtë rast, kryetarja Justina Shiroka Pula, njoftoi anëtaret e Këshillit Drejtues lidhur me organizimin për mbajtjen e Konventës dhe përgatitjet e duhura që po i bëjnë grupet punuese të kryesisë së Gruas.

Këshilli Drejtues i Gruas Demokratike, gjatë kësaj mbledhje, përshendeti zgjedhjen e Flora Brovinës nënkryetare të PDK-së.

“Objektivat tona per vitet tjera duhet të jenë shumë më të mëdha dhe më efikase, për të treguar se PDK ka qenë dhe është gjithmonë prezente me aktivitetet e saj në shërbim të vendit dhe qytetarëve të saj” tha kryetarja Pula.

Flora Brovina foli rreth  strukturimit të Gruas Demokratike, angazhimeve dhe sfidave me të cilat u ballafaqua ajo, duke e çmuar rolin e saj në të gjitha proceset për vendin. Duke folur rreth proceveve politike, Brovina edhe njëherë e potencoi dialogun si formë të zgjedhjes së problemeve të brendshme partiake.

“Nuk heqim dorë nga dialogu i brendshëm në mes të partive politike, pasi që është rruga e vetme për t’i shërbyer demokracisë dhe ndërtimit të vendit” tha Brovina.

Këshillit Drejtues aprovoi rendin e ditës për Konventën e Punës të Gruas Demokratike.