Mbahet konferenca për rolin e grave në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës organizon sot konferencën e nivelit të lartë mbi fuqizimin ekonomik të grave përmes përfshirjes së të gjithë akterëve të rëndësishëm.

Lajme

26/04/2017 07:45

Qëllimi i kësaj konference është që të ketë një diskutim të hapur dhe thelbësor me akterët  përkatës se si mund të avancohet barazia gjinore në sektorin e ekonomisë.

Kjo konferencë synon të trajtojë sfidat gjinore që kanë gratë për përfshirjen në projektet e zhvillimit ekonomik.

Me anë të kësaj konference dëshirojmë që të krijojmë një platformë përkrahjeje për gratë sipërmarrëse dhe të adresojmë shqetësimet e rëndësishme me të cilat përballen gratë në ekonomi.

Konferenca do të organizohet në panele dhe konkluzionet e dala do të adresohen tek politikëbërsit qeveritar që të përfshihen në agjendën e zhvillimit ekonomik.