Mbahet kampionati i 40-të i Bodibildingut dhe Fitnesit në Kosovë, ky është fituesi i katër çmimeve

Federata e Bodibildingut dhe Fitnes-it  të Kosovës, ka organizuar  para dy ditëve në Gjakovë, Kampionatin e 40-tē të radhës  në Bodibilding dhe Fitnes.

Sport

17/09/2018 14:27

Në katër kategori kampion është shpallur Elvir Krasniqi, shkruan lajmi.net

Ai fitoi në kategoritë “Men’s physique Junior – 23 vjeç”,  “Men’s physique senior + 178 cm”, “Men’s physique ABSOLUT” dhe “Men’s physique International”.

Elviri ka publikuar disa fotografi në “Facebook” ku shihen medaljet që i ka fituar dhe këtyre fotove ai ia ka lënë një shkrim ku ndër tjera ka falënderuar gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë garë./Lajmi.net/

Ky është postimi i tij i plotë në “Facebook”: