Mbahet edicioni i parë i DOKU-FEST në Nju Jork – Lajmi.net
Mbahet edicioni i parë i DOKU-FEST në Nju Jork
Autori: Lajmi.net EntertainmentKulturë/Arte 21:55, 12 October 2017
Nën organizimin e misionit diplomatik të Kosovës, në prani të një audience të gjerë artistësh dhe producentësh, diplomatësh, aktivistesh dhe biznesmenësh nga komuniteti shqiptaro-amerikan u mbajt edicioni i parë i “DOKU-FEST” në Nju Jork.

Duke i falënderuar të gjithë të pranishmit në mbrëmje, në fjalën e tij Ylber Kryeziu, tha se “DOKU-FEST” është padyshim një nderë ngjarjet më të rëndësishme në kulturën filmike në Kosovë, por unë besoj në të gjithë hapësirën shqiptare”. Tutje, ai tha se “ i ideuar dhe themeluar 16 vite më parë nga njerëz krejtësisht të rëndomtë nga Prizreni, “DKU-FESTI” sot është kthyer në një institucion i përmasave ndërkombëtare përmes së cilës Kosova po e transmeton në mënyrë perfekte trashëgimin e saj artistike, historike, kulturore dhe pse jo edhe përkatësinë e saj kombëtare dhe shtetërore.

Me këtë rast, shtoi ai, “dua ta falënderoj mikun tone të përbashkët, mikun e të gjithë shqiptarëve Fadil Berisha, i cili është si gjithmonë i gatshëm të përkrahë pa rezervë ç’do iniciativë që ka për synim promovimin e vlerave kombëtare kudo në Amerikë.

Ai falënderoj në mënyrë të veçantë, të ftuarin e mbrëmjes, një nderë kreatorët dhe themeluesit e ‘DOKU FEST Eroll  Bilibani i cili gjithashtu falënderoj diplomatët e Kosovës për organizimin dhe të gjithë pjesëmarrësve të cilët ju kanë përgjigjur masivisht kësaj iniciative.

Në mbrëmje u shfaqen filmat e përzgjedhur të metrazhit të shkurtë, prodhim i doku-festsi: GRAB MY HEAND, I AM NOT JUST A, LAST SEVSKI SUNET, HIDDEN AMONG YOU  dhe Filmi kosovaro-anglez “Home”  i cili ka marrë çmimin për filmin më të mirë të shkurtër britanik BAFTA.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Rock Wheels
  • Play Supercar Showdown
  • Play Berry Rush