Mbahet akademi përkujtimore me rastin e një vjetorit të vdekjes së Blerim Pecit

Një vit më parë ndërroi jetë aktori i njohur shqiptar, Blerim Peci.

ShowBiz

09/12/2018 14:00

Blerim Peci vdiq si pasojë e një sëmundje në mëlçi, ndërsa ikja nga kjo jetë në moshë të re e kishte tronditur opinionin, shkruan lajmi.net.

Sot, me rastin e një vjetorit të vdekjes së tij, nën patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në Teatrin Kombëtar nga ora 18:00 mbahet akademi përkujtimore.

Aktori Blerim Peci njihet për rolet e tij në “Show Meselation”, “Vikendi”, e të tjera. /Lajmi.net/