Mazzarri: Grande Inter

Trajneri i Interit, Walter Mazzarri ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij në barazimin pa gola në udhëtim te Roma në Olimpico. Strategu i Nerazzurrëve ka thënë se futbollistët ngadalë kanë filluar të kuptojnë atë që ai kërkon prej tyre. “Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, e mbajtëm posedimin e topit dhe e…

Sport

01/03/2014 22:31

Trajneri i Interit, Walter Mazzarri ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij në barazimin pa gola në udhëtim te Roma në Olimpico.

Strategu i Nerazzurrëve ka thënë se futbollistët ngadalë kanë filluar të kuptojnë atë që ai kërkon prej tyre.

“Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, e mbajtëm posedimin e topit dhe e komanduam lojën. Ky është një vit i ndërtimit, jemi duke u zhvilluar, futbollistët kanë filluar të kuptojnë atë që kërkoj prej tyre. Mëkat, sepse në pjesën parë e kemi mundur të shënojë një ose dy gola”, deklaroi ai.

“Alvarez? Më erdh keq që u desh ta zëvendësoja, por ekzistonte rreziku që të lëndohej sërish, ishte duke luajtur mirë. Guarin? I ka munguar pasimi i fundit, ai është një prej futbollistëve me periudha, secilit i ndodh një gjë e tillë”.