Mazreku: Pengesë për mos anëtarësim në Interpol është vet Kosova, ja pse

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Serbia lobon në mënyra të ndryshme dhe të vazhdueshme në ‘favor’ që Kosova të mos anëtarësohet në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Lajme

20/09/2017 16:24

Në shtator pritet që shtetet të vendosin për fatin e Kosovës, nëse kjo e fundit mund të bëhet pjesë e organizatës Interpol. Serbia vazhdimisht është angazhuar që vendi të mos pranohet në këtë organizatë e kohen e fundit po ka deklarata se vendi fqinjë do ta pengojë një anëtarësim të tillë.

Lajmi.net ka kontaktuar më profesorin e së Drejtës Evropiane, Avni Mazreku, i cili tha se pengesa që Kosova të mos anëtarësohet në Iinterpol është vet ajo.

“Pengesa e kryesore e Kosovës është vet Kosova aktualisht, për vet faktin se nuk është ndërmarrë asgjë përkrah këtyre problemeve politike ç’fare ishin. Mungesa e stabilitetit institucional, Kosova nuk është marr shumë me këtë çështje që është mjaftë kritike për Kosovën, jo vetëm anëtarësimi në Interpol por edhe anëtarësim në organizata tjera ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Sipas Mazrekut, është e pritshme që Serbia mund të përdor të gjithë mekanizmat dhe fuqinë e saj diplomatike, që nuk është e vogël, thotë ai, për të penguar anëtarësimin e saj në këto organizata ndërkombëtare.

“Serbia do të bëjë pengesa për Kosovën do t’i përdor të gjithë mekanizmat e saj të pengoj anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtarë, për shkakun se sot sovranitetit i shtetit artikulohet vetëm në kuadër të organizatave ndërkombëtare, e Serbia është kundër shtetit të Kosovës. Jo vetëm rolin e saj si shtet, por edhe rolin e saj në raport me miqtë e saj, që mbështesin pavarësinë e Kosovës”, deklaroi ai.

Profesori theksoi, se mungesa e një fushate efektive diplomatike e Kosovës është prezente në këtë rast për të gjitha veprime që kanë ndodh deri më tani.

“Nuk guxojmë më paragjykuar çfarë do vendimi, për deri sa kemi të bëjmë më qëndrim të shteteve. Andaj, kush do të thotë që Kosova anëtarësohet apo nuk anëtarësohet mendoj që gabon, për shkakun se askush nuk është në gjendje më predikuar se cili do të jetë qëndrimi i shteteve”, tha në vazhdim ai.

Në vazhdim, Mazreku sqaroi se si votohet për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, duke vë në duke se shtetet votën e japin në bazë interesat e tyre.

Shtetet i marrin qëndrimet e veta dhe kërkohet numër konstant i votave të këtyre shteteve në raportor me interesat e tyre, interesat e tyre determinohen nga vet institucionet e atyre shteteve, andaj edhe nuk është logjike dhe nuk është korrekte profesionalisht të përgjigjemi se a anëtarësohet apo nuk anëtarësohet”, tha në fund profesori i së Drejtësë Evropiane. /Lajmi.net/