Mazrekaj u pajtua me Partizanin

Mentor Mazrekaj do të vazhdojë të luajë për Partizanin. Futbollisti kosovar është pajtuar me drejtuesit e klubit shqiptar, me të cilët ishte prishur ditë më parë, pas një lëndimi që e kishte pësuar.

Sport

21/04/2014 20:54

Lajme të mira për Partizanin. Mentor Mazrekaj është pajtuar me skuadrën shqiptare. Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Tirana, përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

E gjithë kjo ka ndodhur pas një mbledhjeje të mbajtur mes lojtarit dhe të dy presidentëve, atij të Partizanit (Gaz Demi) dhe të Prishtinës (Remzi Ejupi). 

Mesfushori i ka kërkuar falje presidentit dhe palët e pranishme kanë gjetur akordin e pajtimit. Pritet që këtë javë Mazrekaj ta bëjë edhe publikisht faljen ndaj stafit dhe ekipit dhe të kthehet në stërvitje.

Mentor Mazrekaj është njëri prej futbollistëve më të mirë kosovarë sot, që luan me sukses në kampionatin shqiptar të futbollit.