Mazda ka prodhuar shumë MX-5 Miata, ndaj do t’i shesë me lirim (Foto)

Klientët pritet të përfitojnë nga kompania Mazda, që ka prodhuar shumë njësi të modelit MX-5 Miata dhe që tani dëshiron t’i heq ato me shpejtësi.

Auto & Tek

08/04/2017 19:53

Prodhuesi japonez e ka mbivlerësuar kërkesën për këtë makinë sportive dhe po përpiqet t’i shesë me lirim, që të lirojë vendin për veturat tjera, transmeton Telegrafi.

Në fillim të muajit që vjen, do të bëhet i ditur çmimi i veturës Miata, i cili pritet të jetë më i lirë për dymijë dollarë, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Ajo që dihet me të vërtetë është se ata që e kanë blerë së fundmi një makinë të tillë, do të shpërblehen me një sasi të konsiderueshme të parave.