Mayweather vazhdon pa humbje, kjo është shuma e jashtëzakonshme e parave që fitoi sot

Floyd Mayweather befasishëm ka arritur që ta mposhti kik boksierin Tenshin Nasukawa qysh në raundin e parë.

Sport

31/12/2018 16:08

Amerikanit i mjaftoi vetëm një raund për ta shtrirë tri herë në tapetë kundërshtarin e tij.

Kjo është fitorja e 52-të e Mayweather në karrierën e tij, prej të cilave 50 i regjistroi në karrierën si boksierë dhe dy ndeshje tjera ekzibicion (kundër McGregor dhe Nasukawa).

Por, fitimet që arriti sot amerikani ishin të jashtëzakonshme në luftën e sotshme.

Floyd fitoi 50mijë dollarë në sekondë, 3 milionë dollarë për minutë dhe 9 milionë në një raund (aq sa zgjati lufta), transmeton lajmi.net.

Në fund, amerikani kishte falënderuar tifozët e pranishëm dhe kishte thënë se rekordi i tij nuk do të shkojë askund. /Lajmi.net/