Mayweather – Pacquiao mposhtin Ligën e Kampionëve

Ballafaqimi mes Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao është më i shtrenjtë se komplet Liga e Kampionëve në futboll.

Sport

02/05/2015 13:35

Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao do të ndeshen në Las Vegas për titujt e kampionit të botës në versionet WBC, WBA dhe WBO, në meçin më të shtrenjtë në histori të boksit.

Vlera e ballafaqimit është rreth 260 milionë euro. Dhe, sipas Forber”, ata e mposhtin ngjarjen kryesore të klubeve evropiane, Liga e Kampionëve që vlerësohet në 124 milionë euro.

Jo më kot dueli mes Mayweather dhe Pacquiao është cilësuar si “meçi i shekullit”.