Mayweather mposht Ronaldon e Messin

Boksieri Floyd Mayweather Jnr ‘rrahu’ yjet e tjerë të sportit si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, LeBron James e të tjerë si më i paguari në botë për vitin 2013 me 62.5 milionë funte për vetëm dy meçe.

Sport

11/06/2014 23:55

Floyd Mayweather Jnr është shpallur sportisti më i paguar në botë për vitin 2013 nga magazina “Forbes”.

Boksieri i cili ka fituar të gjitha 46 meçet në karrierën e tij si profesionist ka përfituar 62.5 milionë funte në dy ballafaqimet e fundit, kundër Saul ‘Canelo’ Alvarez dhe Marcos Maidana.

Mayweather, 37-vjeç, mposhti yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo në garë për pozitën e parë kurse ylli i Miami Heat në NBA, LeBron James përfundoi i treti.

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi përfundoi jashtë podiumit në pozitën e katërt, por mbi basketbollistin e mirënjohur të Los Angeles Lakers, Kobe Bryant.

Messi dhe Ronaldo mund të jenë emrat më të përfolur në sportin e futbollit por sa i përket përfitimeve financiare brenda vitit ata i ‘rrah’ Mayweather.