Mayweather – Khabib po ndodh, ja sa do të fitojë amerikani

Floyd Mayweather ka treguar shumën që ai mund ta fitojë pas përballjes me Khabib Nurmagomedov.

Sport

18/10/2018 15:10

Njëri nga sportistët më të pasur në botë, ka pranuar një ftesë për ndeshje nga ylli i MMA.

Ai ka pranuar këtë sfidë duke thënë se pasi Nurmagomedov e ka ftuar për ndeshje, ai duhet të hyjë në kategorinë e tij, pra në boks.

Gjithashtu, Floyd ka bërë të ditur shumën që do ta fitojë. Është shumë më shumë se çka ka fituar kundër Connorit.

I pensionuari në boks (50-0), llogaritë të fitojë rreth 175 milionë euro.  Më shumë se gjysma që fitoi ndaj McGregor.

Floyd (50-0) – Khabib (27-0), në Las Vegas, janë afër që të na japin spektaklin më të madh të sporteve luftarake ndonjëherë. /Lajmi.net/