Mayweather i përgjigjet Khabibit, tifozët e sporteve luftarake në “delir”

Pak ditë pas përplasjes me Connor McGregor, Khabib Nurmagomedov i ka bërë thirrje për përballje edhe boksierit amerikan, Floyd Mayweather.

Sport

15/10/2018 19:01

Beteja me McGregor bëri bujë në të gjitha mediet botërore, duke mbajtur primatin për ditë me radhë. Kjo më shumë për skenat që ngjanë pas ndeshjes sesa për ndeshjen, përcjell lajmi.net.

Tash, rusi po tenton të rikthejë vëmendjen duke përdorur të pa mposhturin në boks, Mayweather. Ai i ka bërë ftesë për luftë në konkurrencën e boksit amerikanit tashmë në pension.

Reagimi nga 41 vjeçari erdhi shpejtë. Ai i është përgjigjur rusit përmes rrjeteve sociale dhe përballja mes tyre duket se po fillon të bëhet realitet.

“Ta bëjmë Las Vegasin përsëri të madh” ka shkruar Mayweather, duke u bërë thirrje televizioneve të bëjnë gati shumat e majme të parave.

Një ndeshje mes Mayweather dhe Nurmagomedov sigurisht që do të tërhiqte vëmendjen e gjithë admiruesve të sporteve luftarake.

Kujtojmë se edhe McGregor është përballur me Mayweatherin, në konkurrencën e boksit dhe ka pësuar humbje. /Lajmi.net/